Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje për banimin e përballueshëm edhe me Komunën e Istogut.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se pas marrëveshjeve me komunat e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, sot kanë nënshkruar marrëveshje për banim të përballueshëm dhe me komunën e Istogut. .
“ Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për banimin e përballueshëm me komunat e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut.Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat”, ka shkruar Aliu në Facebook.