Pre. Sht 20th, 2024

Ndërmarrja publike “Trepça” nuk ka të ndalur sa i përket largimit të minatorëve nga puna

Ndërmarrja publike “Trepça” nuk ka të ndalur sa i përket largimit të minatorëve nga puna. Kjo kompani sot ka larguar nga puna edhe punonjësin me inicialet A.B.

Në njoftimin e Trepça thuhe se A.B. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A me nr.prot: 5324 të datës 17.9.2024.

“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurim publik me datën 12.9.2024 edhe pse i njëjti që nga data 30.8.2024 nuk është pjesë e këtij departamenti”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, më tej thuhet se me datën 17.9.2024 lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike për shkak se A.B. duke vepruar në këtë mënyrë ka bërë Keqpërdorim të informatës zyrtare të paraparë në nenin 416 par.2 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *