I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bëri të ditur se sot në Bruksel, në takime të ndara ka takuar dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, bashkë me delegacionet e tyre.
Lajçak, në një postim në X, ka shprehur keqardhje që në këtë takim nuk u trajtuan çështjet më urgjente në një format trepalësh.
Ai tha se do të jetë në dispozicion të të dy palëve dhe procesi do të vazhdojë në javët në vijim, shkruan Indeksonline.
“Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre, për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, shkroi Lajçak.
Hosted the two Chief negotiators of Kosovo and Serbia and their delegations for separate meetings in Brussels today. I regret we did not address the most pressing issues in a trilateral format today. I remain at the disposal of the Parties and we will continue in the next weeks. pic.twitter.com/T5RL0q1RfX
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 17, 2024
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, tha se u takua dy herë me emisarin Lajçak dhe se temë kryesore ka qenë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të implementimit në Ohër, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2023.