Drita i është rikthyer fitoreve pas humbjes në fundjavë nga Llapi.
Kaltërebardhët shënuan fitore në shtëpi ndaj Malishevës, me rezultat 2-1, në ndeshjen e mbetur nga java e parë, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon skuadrës së Bekim Isufit, shkruan IndeksOnline.
Drita kaloi në epërsi në minutën e 24-të, me golin e Besnik Krasniqit, i cili shënoi nga penalltia.
Veton Tusha dyfishoi rezultatin, në minutën e 59-të.
Malisheva tentoi të rikthehet në lojë, me golin e Altin Aliut, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 79-të.
Drita me këtë fitore shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Malisheva ka 10 pikë dhe renditet në vendin e dyt