Enj. Sht 19th, 2024

Gashi për takimin në Bruksel: U kuptua që Serbia kërkoi ndryshimin e kufijve në veri, kjo është e papranueshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se u bë e qartë që gjatë takimit Serbia ka kërkuar ndryshimin e kufijve të Mitrovicës.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se e një gjë e tillë është e papranueshme.

“Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore. Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Gashi.

Tutje, deputeti ka thënë se çdo ndryshim i kufijve komunal, do të shkelte propozimin gjithëpërfshirës të Pakos së Ahtisaarit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *