Pre. Sht 20th, 2024

Osmani: I gjithë rajoni lëviz përpara integrimit Euro-Atlantik, Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni, ku ka dhënë intervistaë “Gazetaprawna”.

Osmani foli për Serbinë dhe rrezikun që i kanoset rajonit nga shteti serb dhe lidhjet e Aleksander Vuçiqit me Rusinë.

“Kur liderët e Serbisë s’do të glorifikojnë kriminelët, i gjithë rajoni do të lëviz përpara integrimit Euro-Atlantik. Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit. Që nga viti 1999, mijëra ushtarë polakë kanë shërbyer në Kosovë, kryesisht në qytetin tim të lindjes në Mitrovicë. Mirënjohja jonë është e madhe, këta ushtarë, së bashku me të tjerë të NATO-s, kanë kontribuar për ta bërë Kosovën një vend të sigurt”, ka thënë presidentja Osmani për gazetën polake.

“Në të njëjtën kohë, ne mund të ndërmarrim hapa drejt integrimit euroatlantik. Aktualisht, rreth 250 ushtarë polakë shërbejnë në Kosovë, ata na ndihmojnë të mbrojmë kufijtë tanë kundër sulmeve të mundshme nga Serbia, e cila vazhdon agresionin kundër fqinjëve të saj edhe 25 vjet pas luftës”, tha Osmani.

Gdy Serbia będzie miała przywódców, którzy nie będą gloryfikować zbrodniarzy, to cały region pójdzie naprzód w kierunku integracji euroatlantyckiej. Serbia nigdy nie rozliczyła się z dziedzictwem Miloševicia – mówi DGP @VjosaOsmaniPRKS, prezydent Kosowa.

@ObremskiMateusz pic.twitter.com/F2WTT6Xybs

— Dziennik Gazeta Prawna (@DGPrawna) September 19, 2024

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *