Die. Nën 24th, 2024

Dhuna në ndeshjen Deçani – Prizreni, FFK-ja me dënime të rënda

Federata e Futbullit të Kosovës ka marr vendime të rënda për dhunën e shfaqur javë më parë në ndeshjen e Ligës së Dytë, mes Deçanit dhe Prizrenit.

Klubi i Deçanit, është dënuar me tre ndeshje në terren jashtë stadiumit të qytetit të Deçanit, pa praninë e shikuesve, shkruan IndeksOnline.

Me datë 08.09.2024 me fillim nga ora 17:00 është zhvilluar ndeshja e xhiros së dytë të Ligës së Dytë, Deçani-Prizreni. Në këtë ndeshje brenda fushës janë manifestuar sjellje të ashpra josportive, përleshje në mes të lojtarëve të dyja skuadrave.

Meqenëse KF ”Deçani”, ka dështuar që mbarëvajtja e ndeshjes të jetë konform dispozitave e akteve normative të FFK-së, të njëjtit kanë dështuar që të veprojnë konform nenit 53, pika d) të Rregullores Disiplinore ku parashihet se “Klubi organizator i ndeshjes në terrenin e të cilit para, gjatë dhe pas ndeshjes, lidhur me ndeshjen ndodhin trazira dhe nëse vërtetohet se nuk ka ndërmarr masat e mjaftueshme, dënohet”. Tutje në të njëjtin nen janë të listuara masat disiplinore të cilat mund të shqiptohen në varësi nga shkelja e bërë nga ana e klubit. Pra në pikën e këtij neni parashihet si masë disiplinore “në raste të tentimit të sulmit të publikut ndaj personave zyrtar apo futbollistëve të të dy ekipeve – mund të dënohet me zhvillimin e ndeshjeve jashtë fushës së stadiumit të vetë pa praninë e shikuesve“.

Duke ju referuar raporteve të zyrtarëve të ndeshjes si dhe incizimeve dhe të emisioneve sportive si provë materiale, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së si organ i shkallës së parë ka vendosur që ndaj KF “Deçani”, të ndërmarrë masa disiplinore sikurse në dispozitiv të këtij vendimi pasi sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe në kundërshtim me aktet normative të FFK-së dhe si të tilla duhen ndëshkuar.

Në nenin 8, paragrafi 4, pika e), të Rregullores Disiplinore të FFK-së parashihet masa disiplinore “zhvillimi i ndeshjeve në terren të vetë pa praninë e shikuesve”.

Sjelljet e tilla janë të papërshtatshme, të papranueshme dhe josportive kjo mund të shkaktojë dëme për imazh dhe integritetin e sportit në përgjithësi. Ky vendim është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të FFK-së.

Andaj bazuar në këto gjendje faktike të lartcekura, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës vendosi sikurse në dispozitiv të këtij vendimi.”, thuhet në vendim.

Po ashtu futbollistët e përfshirë në rrahje, Donat Aliçkaj e Beqir Tolaj n ga Deçani dhe Bill Willson i Prizrenit, janë dënuar me nga gjashtë ndeshje moslojë, ndërsa Megzon Rogova i Deçanit em dy ndeshje.

Lojtari i KF “Deçani“, Donat Aliçkaj nr fanelle 40 dhe nr ID 012291M07, për shkak të hyrjes në fushë dhe nxitjes në përleshje, në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë, Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Prizreni“, Bill Willson nr fanelle 9 dhe nr ID 032601M02, për sjellje josportive (godet me grusht në fytyrë portierin rezervë të KF Deçani, pasi paraprakisht ky i fundit e tërheq për ta hequr nga fusha) dhe më pas vazhdon të kacafytet edhe me lojtarë të tjerë të Deçanit, me ç’rast eskalon situata (sipas raportit të delegatit të ndeshjes) në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë, Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 . të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Deçani“, Beqir Tolaj nr fanelle 9 dhe nr ID 005254M91. Përfshihet në përleshje në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë, Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Deçani”, Megzon Rogova nr fanelle 21 dhe nr ID 002007M01. Përjashtohet nga loja me karton të kuq (pas dy të verdhëve) për veprim josportiv (tërheq për flokësh mbrapa lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. I njëjti, më vonë pas eskalimit të situatës futet në fushë (sipas raportit të delegatit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d. të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.”, thuhet në vendimin e FFK-së

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *