Die. Dhj 22nd, 2024

Mihali thotë se u intervistua nga Prokuroria Speciale për të zbardhur të vërtetën

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Mihali është paraqitur me ftesë të kësaj prokurorie për intervistim.

Sipas prokurorisë ajo ishte paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

Prokuroria tha ajo u intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat prokuroria i ka në hetim.

Ndërkohë, pas përfundimit të intervistimit, Mihali tha shkurtimit se u intervistua për ta zbardhur të vërtetën.

“Nga prokurori u intervistova për ta zbardhur të vërtetën”, tha ajo derisa nuk pranoi që t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *