Ish-ndërmjetësuesi i parë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper, la treguar se në fillet e bisedimeve mes dy shteteve dhjetë vjet më parë nuk janë diskutuar tema si shkëmbimi i territoreve.
“Shkëmbimi i territoreve nuk ka qenë në tavolinë dhe nuk e kemi diskutuar as për veriun. Mendoj se duhet pasur kujdes në gjëra të tilla”, ka thënë Cooper.
Ai ekskluzivisht për Info Magazine ka thënë se më e mira do të ishte që Kosova dhe Serbia të hynin në BE njëkohësisht.
Tutje Cooper ka thënë se e sheh si opsion edhe ndryshimin e Kushtetutës nëse ajo do të ishte në të mirë të Kosovës.
“Mund të jetë zgjidhje edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që nuk është zgjidhje për veriun në veçanti por për serbët, që të jenë më të zëshëm në politikën në Kosovë. Nëse të dyja hyn në BE është sikur të ndërrohet Kushtetuta. Në Britani të Madhe nuk e dimë se ku nis dhe ku përfundon Kushtetuta. Nuk shoh problem të ndërrimit të Kushtetutës nëse kjo e bën shtetin më funksional”, ka thënë ai duke folur për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.