Die. Dhj 22nd, 2024

Vuçiq: Në OKB do të kërkojë zgjidhjen e problemit të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të kërkojë nga të gjitha vendet mbështetje për “zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

“Pjesa kryesore për ne është 24 shtatori, e martë rreth orës 19:30 me orën e Serbisë”, ka thënë Vuçiq nga New York-u, duke paralajmëruar fjalimin e tij në OKB, raporton Danas.

Ai tha se fo të flasë për “shkeljen e të gjitha parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

Vuçiq e quajti Marrëveshjen e Brukselit si “të vetmen pikë në të cilën mund të qëndrojmë”.

Ai paralajmëroi se, si zakonisht, pjesa e madhe e fjalimit të tij ka të bëjë me Kosovën.

I pyetur për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq tha se sipas Rezolutës 1244, nuk ka të drejtë të ekzistojë asnjë forcë të armatosur”.

“Si e interpretojnë ata kur ne u themi se po e shkelin atë Rezolutë. Të gjithë ata që i armatosin më pas thonë ‘Epo situata ka ndryshuar’, duke iu referuar viteve 2008 dhe 2009 kur i njohën. Ata haptas ju thonë se neve nuk na intereson rendi publik ndërkombëtar, nuk na intereson asgjë dhe mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Vuçiq

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *