Die. Sht 22nd, 2024

Goditet një laborator i drogës në Prishtinë, Sveçla: I 19-ti i shkatërruar në tri vjet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në Prishtinë është shkatërruar një laborator i drogës të llojit kokainë në Prishtinë.

Sipas tij ‘laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave’.

“Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, iu them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, shkruan Sveçla në Facebook.

VIDEO E LABORATORIT NE PRISHTINE .

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *