SPAK-u ka njoftuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin se duhet të paraqiten të mërkurën për t’i njoftuar zyrtarisht përfundimin e hetimit, shkruan A2.
Afati i mbylljes së hetimeve ishte data 2 tetor 2024.
Edhe avokatët e Berishës dhe Malltezit do jenë të mërkurën në SPAK.
Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare.