Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar punimet në ndërtimin e Urës së Badocit.
Durmishi tha se pas ndryshimeve të nevojshme në këtë projekt, tashmë tha se ka përfunduar vendosja e pilotave për bazamentin e urës.
“ Vizitë për të parë punimet në ndërtimin e urës së Badocit. Pas ndryshimeve të nevojshme në projekt, tashmë ka përfunduar vendosja e pilotave për bazamentin e urës. Po punohet intensivisht që ndërtimi u urës së re të përfundoj brenda afatit”, ka shkruar Durmishi në Facebook..
Ura e Badocit ishte mbyllur për qarkullim në maj të vitit të kaluar, ku siç pati njoftuar ministri Liburn Aliu, mbyllja u bë për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re.