Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, dje vizitoi bazën e Njësisë së specializuar shumëkombëshe (MSU) të karabinierëve italianë, të cilët janë pjesë e KFOR-it.
Në një postim në platformën “X”, ambasada thotë se De Riu iu tha pjesëtarëve italianë se janë forcë e duhur për të luftuar sfidat e sigurisë në Kosovë.
Gjatë vizitës, De Riu u takua me komandantin e kësaj njësie dhe ushtarë të cilët shërbejnë në margjinat e misionit të KFOR-it. në Kosovë.
“Ambasadori De Riu vizitoi bazën e MSU-së të Karabinierëve, pjesë e KFOR-it, ku Italia shërben si kontribuuesi më i madh. Duke iu drejtuar trupave, ai theksoi aftësitë unike si një forcë xhandarmërie, duke kombinuar funksionet ushtarake dhe policore për të trajtuar sfidat komplekse të sigurisë në Kosovë”, thuhet në postimin e ambasadës.