Pre. Sht 27th, 2024

Rashiq thotë se zëvendësi i tij Radomiroviq ishte i përfshirë në veprimtari te dyshimta

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur në një konferencë për media arsyet përse ka kërkuar shkarkimin e zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviq.

Siç raporton media, Rashiq ka theksuar se ish-zëvendësi i tij dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa veprimtari të dyshimta në veri të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se këto informata i ka marrë edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Zëvendësministri nuk ka mundur të tejkalojë vërtetimin e së kaluarës. Keni mundur të shihni në Facebook-un e tij postime problematike”, ka shtuar Rashiq.

Më 25 maj të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Radomiroviqin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *