Sht. Nën 23rd, 2024

Tahiri: Kosova siç është sot me ushtrues detyre, është e bllokuar

Shefi i Grupi Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur se deri të hënë, e jo më larg, ministria e Punëve të Brendshme të jap opinion ligjor, e kjo në mënyrë që të mos bllokohet shteti.

Tutje, në një konferencë para medieve, Tahiri u shpreh se kjo gjendje është për të të ardhur keq.

Po ashtu, Tahiri shton se “Kosova siç është sot, me ushtrues detyre është e bllokuar, pasi këto funksione nëse kanë kaluar një vit, nuk kanë të drejtë të nënshkruajnë, respektivisht të marrin asnjë vendim, pasi mund të ankimohet”.

“Kjo praktikë me ushtrues detyre, në këtë mandat tre vjet e gjysmë, është duke e shkatërruar shërbimin civil, duke e partizuar, duke e politizuar dhe duke bërë dëm skajshmërisht të madh në administratën shtetërore, dhe duke e vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e akteve që nënshkruhen nga këto ushtrues detyre. Në qoftë se, ministria e Punëve të Brendshme, edhe pse e ka shumë të vështirë, nuk e jep në opinion ligjor, si ministri përgjegjëse e linjës pranë qeverisë, për ushtrimin e detyrës së ushtruesit të detyrës, 80 mijë shërbyes civilë mund të mos i marrin pagat dhe shteti të jetë në bllokadë, për arsye se drejtorit të Thesarit i ka kaluar mandati, i cili është përgjegjës për nënshkrimin e pagave. Ajo që unë them është se deri të hënën, jo më larg, ministri a linjës duhet ta jap një opinion ligjor në mënyrë që shteti të mos bllokohet. Është për keqardhje”, u shpreh Tahiri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *