Pre. Sht 27th, 2024

Kurti takon homologun nga Vanuatu, flasin për mundësitë e bashkëpunimit në tregti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai, në New York.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate të lëshuar të premten.

Sipas njoftimit, palët u takuan në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti dhe kryeministri i Vanuatut, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në tregti, shkëmbime kulturore dhe edukim, dhe për politikat e dy vendeve në përballje me ndryshimet klimatike.

“Kryeministri trajtoi dhe avancimin e shtetit tonë në tri vitet e fundit, politikat e ndërmarra në sektorë kyçë dhe perspektivën për të ardhmen. Ai nënvizoi sundimin e ligjit, sigurinë, luftimin e korrupsionit dhe iniciativat në fushën e diplomacisë, e për të cilat shprehu gatishmërinë e Kosovës që të ndajë përvojat respektive përmes trajnimeve dhe akademive në vendin tonë”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Po ashtu, teksa ka shprehur vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për më shumë shkëmbime mes dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi kryeministrin e Vanuatu Charlot Salwai për takimin dhe bisedën.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *