Pre. Sht 27th, 2024

Kurti, Lajçak dhe O’Brien diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla Schwarz, mirëpriti në Konsullatën e Përgjithshme në New York, për një mëngjes pune ndihmës-sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, e të cilit iu bashkua edhe emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak.

Palët diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre në lidhje me procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që do të shënojë gjithashtu 10-vjetorin jubilar të këtij procesi të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës.

Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *