Sht. Nën 23rd, 2024

Gjetja e mbi 1 ton drogë në Pejë, Prokuroria kërkon paraburgimin e të arrestuarit

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të madh anti-drogë.

Në këtë aksion u sekuestrua një sasi e madhe e drogës së llojit kanabis, e cila mbërrinte vlerën e rreth 5 milionë eurove.

Një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë, u arrestua, ndërsa edhe gjashtë të tjerë u tha se janë në kërkim.

E sot është mbajtur seanca dëgjimore, me ç’rast Prokuroria ka kërkuar paraburgimin për të dyshuarin, 49-vjeçarin Aleks Gerbi.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Klan Kosova, ai dyshohet për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I njëjti thuhet se është në ndalim policor që nga ora 08:00 e datës 27 shtator.

Në ndërkohë, pritet vendimi i gjykatës mbi masën ndaj tij.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *