Sht. Nën 23rd, 2024

Gërvalla takohet me homologun çek Lipavsky, biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Evoto

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e saj nga Çekia Jan Lipavsky, ku aty biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit në ekonomi dhe fusha tjera me interes të përbashkët.

Gërvalla, përmes një postimi në facebook, njoftoi se takimi u realizua në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kam takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský, me të cilin diskutuam rreth thellimit të bashkëpunimit në ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

Biseduam edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, proceseve integruese euro-atlantike të Kosovës dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta ndërshtetërore mes vendeve pro-evropiane në raport me sfidat me të cilat po përballet Evropa dhe bota”, ka shkruar Gërvalla.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *