Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i cili sulmoi disa deputetë të LDK-së në lidhje me “ushqimin sekret” të FSK-së.
Bajrami i ka kërkuar Zybës “faktet” pasi ky i fundit tha se “Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju.”
“Faktet Salih Zyba, ku janë faktet? Kush prej kujt po përfiton? Publikoj emrat, publikoj siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt. Krejt nivelet e pushtetit i ke, nuk mundesh me u shërby me gënjështra e trillime duke u çjerrë ”po pëfitoni milionaaa” Kush po përfiton, prej kujt po përfiton?”, shkroi ndër të tjera Bajrami në reagim.”