Hën. Sht 30th, 2024

Ngjarjet e ditës në Kosovë me 30 shtator 2024

09:00- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

09:00- Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

10:00- USAID organizon seminar mbi zhvillimet e fundit në energji “Zhvillimi i hovshëm i sektorit të energjisë në Kosovë”. (Hotel “Sirius” Prishtinë)

10:00- Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhje të jashtëzakonshme. Në rend të ditës është “Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025”. (Objekti i vjetër i Komunës, Prishtinë)

10:00- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese mban mbledhjen. (Kuvendi i Kosovës, C301)

10:30- Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) i dorëzon kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit 20 mijë e 458 nënshkrime të nismës qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. (Kuvendi i Kosovës)

11:00- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, C301)

12:30- Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashk me nënkryetaren, Jehona Lushaku, vizitojnë shkollat “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa”. Shkolla e parë që do të vizitohet është “Faik Konica”. Gjatë kësaj vizite, do të shikojnë nga afër nisjen e mësimit gjithëditor në këto shkolla. (Shkollat “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa”)

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *