Pre. Nën 22nd, 2024

Bogdanoviq: Serbët e Kosovës po e shohin se Beogradi i mashtroi dhe i tradhtoi, kjo politikë e Vuçiqit i çoi në katastrofë

“Gjithnjë e më shumë serb po çlirohen nga presioni dhe gjithnjë e më shumë po shohin se Beogradi i mashtroi dhe i tradhtoi, si dhe se kjo politikë e Vuçiqit çoi në katastrofën që po e shohim me vite të tëra”, tha Goran Bogdanoviq, ish-ministri serb për Kosovë në një intervistë për gazetën “Nova”.

“Në 10 vitet e fundit nuk kishte vend për të krijuar ndonjë alternativë ndaj Listës Serbe, para së gjithash për shkak të presionit të Beogradit dhe Partisë Progresive Serbe. Njerëzit të cilët financohen nga buxheti i Republikës së Serbisë u detyruan të votojnë në mënyrë të organizuar për Srpska lsita. Gjithnjë e më shumë serbë, tani po çlirohen nga presioni dhe gjithnjë e më shumë shohin se Beogradi i mashtroi dhe i tradhtoi, si dhe se kjo politikë e Vuçiqit çoi në katastrofën që ne e shohim me vite”.

Ai thotë se është e qartë se qeveria po i shmanget diskutimit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë sepse nuk ka ide se si t’i mbrojë më serbët në Kosovë.

“Banjska ka ndryshuar shumë jetën e serbëve në veri të Kosovës. Ishte një veprim i panevojshëm që fatkeqësisht rezultoi me humbjen e katër jetëve njerëzore. Ne ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, dhe ata që e dinë ende heshtin”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *