Sht. Nën 23rd, 2024

Lansohet fushata “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”

Ministria e Shëndetësisë, me rastin e Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, ka promovuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”..

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje.

Ai ka thënë se në dy vjetët e fundit, mbi 50 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit kanë qenë në stadin e parë ose të dytë. Kjo sipas tij, tregon vetëdijesimin te gratë dhe rritë mundësitë për një trajtim të suksesshëm.

“Vetë kontrollet e shpeshta në rast të ndryshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme për parandalimin dhe shërimin e kancerit të gjirit. Vitin e kaluar për herë të parë filluam me shërbimin e mamografisë mobile ne komunat veriore. Jemi duke punuar edhe në decentralizmin e onkologjisë ne vende të tjera. Lista e barnave esenciale është zgjeruar tani në 60 milionë euro, vetëm ne onkologji janë 5 milionë euro”.

“Operacionet për rikonstruktimin e gjirit ofrohen falas në shëndetësinë publike. Inkurajoj të gjitha gratë edhe burrat që të konsultohen vazhdimisht me mjekun e tyre. Pjesa thelbësore mbete ndërgjegjësimi dhe vetë kontrolli. Është lajm shumë i mirë se gjatë dy vjetëve të fundit kemi pasur rritje në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, mbi 50 për qind e grave të diagnostifikuara me këtë sëmundje janë në stadin e parë dhe dytë gjë që tregon vetëdijesimin te gratë por rrit edhe mundësit për një trajtim të suksesshëm”, ka thënë ai.

Një nga të mbijetuarat e kancerit të gjirit, njëherësh drejtoreshë e qendrës kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, ka thënë se sot në Kosovë gratë e kanë të mundshme diagnostikimim dhe trajtimin e kompletuar të kancerit të gjirit.

“Sfida ime me kancer të gjirit filloi para 20 vjetësh. Ishte rrëfimi i parë publik, sepse tema ishte tabu, ishte rrëfimi me qëllim vetëdijësimin dhe informimin për sëmundjen dhe nevojën e kontrollit. Sot nëpër këto sfida kalojnë çdo vit rreth 450 gra me raste të reja. Por këto gra kanë fat, sepse sot në Kosovës është i mundhsëm diagnostikimi dhe trajtimi i kompletuar i kancerit të gjirit, edhe pse ka nevoje ende për përmirësim të kushteve”, ka thënë ajo.

Edhe drejtoresha e Radiologjisë në QKUK, Shekndije Nuza, ka thënë se është shumë i rëndësishëm diagnostikimi i hershem i kësaj sëmundjeje. Ajo ka theksuar se kanceri i gjirit mund t’i prekë edhe burrat, jo vetëm gratë.

“Kanceri i gjirit prek jo vetëm vetëm gratë, që është një në 8 gra që sulmohen nga kanceri i gjirit, por është sëmundje që prek edhe gjinin mashkullore. Dedektimi i hershme i kanceri shpëton jetë. Ne duhet gjithmonë t’i kushtojmë një rendësi të madhe atyre që janë prekur”, ka thënë ajo.

VIDEO NGA VENDI I NGJARJES RTV ARBERIA 1

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *