Sht. Nën 23rd, 2024

Osmani takohet me Baerbock: Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euroatlantik

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, në Gjermani.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se e rikonfirmuan partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka thënë Osmani.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *