Sht. Nën 23rd, 2024

Abdixhiku drekon me deputetin Beyer, ia prezanton vizionin për qeverisje në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot për drekë pune me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.

Pas takimit, Abdixhiku u shpreh i lumtur që pati mundësinë të bisedojë me Beyer, të cilin e quan “mik të palëkundur të Kosovës”, shkruan IndeksOnline.

“E njoftova për përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, sikurse dhe vizionin tim për një Kosovë të fortë ekonomikisht, me mundësi për investime e jetë të mirë, e me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik” shkroi Abdixhiku.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Sot, në Prishtinë, pata një drekë pune me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

Si një mik i palëkundur i Kosovës, si një ndër kontribuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, Peter ka qenë gjithnjë zë i fuqishëm i interesave të Republikës sonë në katër mandatet paraprake në Bundestag e në secilin funksion brenda CDU-së. Takimet me të janë gjithmonë të veçanta.

E njoftova për përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, sikurse dhe vizionin tim për një Kosovë të fortë ekonomikisht, me mundësi për investime e jetë të mirë, e me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *