Die. Nën 24th, 2024

Me ftesë të Macronit, Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e krerëve shtetërorë të Frankofonisë

Me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.

Gjatë qëndrimit në Paris, presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. Presidentja dhe zotëriu i parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga sekretarja e përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të samitit.

Ky samit mbledh krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar të tjerë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *