Die. Nën 24th, 2024

Vitia tregon se ku ka mbetur situata me Ligjin për çmimet e barnave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka filluar raportimin në Komisionin për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, lidhur me planin legjislativ të MSH-së si dhe investimet në infrastrukturë.

Vitia para deputetëve ka deklaruar se pothuajse shumica e projekteve legjislative janë kryer nga takimi i fundit që ka pasur me deputetët në komision.

Ai ka thënë se të gjitha proceset reformatore janë të bazuara në analiza dhe evidenca, gjë që sipas tij nuk është aplikuar më herët dhe prandaj gjendja nuk kishte pësuar ndryshime por vetëm rikthim mbrapa.

“Në legjislacion deri tani përmes qeverisë janë proceduar katër ligje dhe 20 akte nënligjore nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Vitia.

Ai ka deklaruar ndërkaq se janë rrugës për të filluar zbatimin e Ligjit për çmimet e barnave, ndërsa ka kërkuar nga deputetët përkrahje për miratimin e Ligjit për frytnimin e asistuar mjekësor.

“Është rrugës për të nisur zbatimin ligji për çmimet e barnave. Ka pasur sfida por edhe vëmendjen tonë në cdo hap. Ligji për IVF-në nuk po kalon në kuvend në lexim të dytë që 1 vit e gjysmë, por është shumë i rëndësishëm për qytetarët. Me UA kjo nuk mund të rregullohet si duhet, prandaj ligji i rregullon të gjitha problemet që i kemi hasur në terren. Nuk ka asnjë arsye që ky ligj të mos votohet, bile po ju kërkoj që ta mbështetni në seancën e ardhshme”, ka thënë Vitia.

Tutje ministri ka përmendur disa projektligje që janë në proces të hartimit sikurse: Ligji për inspektoratin qendror të shëndetësisë; Ligji për shëndetësi; Ligji për pajisje mjekësore; Infrastruktura dhe shërbimet.

Gjithashtu ministri ka përmendur investimet në infrastrukturë dhe pajisje në disa prej klinikave të QKUK-së: Invesimet në Klinikën e Onkologjisë, barna të reja, pasjije dhe shërbime të reja; investimet në pajisje të reja në Klinikën e Oftalmologjisë; investime në Klinikën e Urologjisë; në Gjinekologji mbi 5.5 milionë euro investime.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *