Pre. Nën 22nd, 2024

Malisheva për titull? Ekipi i Bekim Isufit fiton ndaj Suharekës në derbin e javës

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore të madhe në javën e tetë në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 1:3 Suharekën.

Ekipi vendas shënoi golin e parë në këtë ndeshje dhe ishte sulmuesi Mevlan Zeka që kaloi klubin nga Theranda në epërsi, shkruan Idneksonline

Në pjesën e dytë, ekipi i Bekim Isufit “tregoi” dhëmbët dhe arriti të shënonte tri gola të shpejtë për rezultatin 1:3.

Golat i shënuan: Veliu, Bunjaku dhe Hazrollaj.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 17 pikëve në pozitën e parë, tri më shumë se vendi i dytë, Suhareka (14)

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *