Erdogan pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama.
Me kreun e Qeverisë shqiptare pritet të mbajë një konferencë shtypi të përbashkët.
Mësohet se Erdogan gjatë vizitës së tij në Shqipëri do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë, në Tiranë.
Një ditë pas vizitës së tij në Tiranë, Erdogan do të udhëtojë drejt Beogradit, pasi sipas asaj që shkruajnë mediat turke, lideri turk ka planifikuar edhe një takim me Vuçiqin, më 11 tetor.