Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për heqjen e ndalesës për mallrat serbe, sot në Kosovë edhe kanë hyrë kamionët e parë me mallra të prodhuara në Serbi.
Lidhur me këtë, Ambasada italiane në Kosovë ka thënë se përveç se është një lëvizje kyçe, njëherazi është edhe në shpërblim të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Përmes një postimi në platformën “X”, Ambasada italiane thotë se me këtë lëvizje, vendi bën një vendim kyç për integrim rajonal dhe integrim europian.
“Italia është e kënaqur që sheh qeverinë e Kosovës duke hapur pikën e kalimit në Merdarë për mallra nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal të parashikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit europian të inkurajuar nga Plani i Zgjerimit. Një qasje shumëpalëshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shpërblehet!” thuhet në njoftim.