Bylbyl Sokoli është emëruar trajner i ri i Drenicës.
Klubi nga Skenderaj, nuk ka humbur kohë, pasi një ditë më parë ka larguar nga pozita e trajnerit, Megzon Visokën dhe ndihmësin e tij, Robert Gjeraj, shkruan IndeksOnline.
Ishte vet klubi i Drenicës që njoftoi emërimin e Bylbyl Sokolit në pozitën e trajnerit.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij sezoni, 2024/2025.
Sokoli sot gjatë ditës është prezantuar si kryetrajner i skuadrës në ambientet e klubit.
Drenica e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, momentalisht është në vendin e dytë me 18 pikë dhe asnjë humbje deri më tani