Die. Nën 24th, 2024

Inaugurimi i Xhamisë së Namasgjasë, Erdogan: Vepër madhështore për shqiptarët dhe gjithë myslimanët në Ballkan

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama kanë përuruar Xhaminë e Namasgjasë.

Lidhur me këtë, Erdogan ëshë shprehur se kjo është një vepër madhështore për shqiptarët dhe gjithë myslimanët në Ballkan.

Erdogan: Në emrin e Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, miku im i çmuar. Të dashur vëllezërit dhe motrat e mi shqiptar, më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht me ndjenjat e mia të thella. Sot jam entuziast dhe i lumtur që jam këtu së bashku me juve dhe për këtë arsye gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë, i lutem Allahut për xhaminë e Namasgjasë, themelet e saj i hodhëm në 2025, për shqiptarët dhe myslimanët në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen dhe falënderimet e mia më të thella për Ramën dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar në realizimin e kësaj vepre madhështore. Xhamia e Namagjasë, tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar 6 shekuj. Xhaminë e madhe e kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia, deri te teknologjia që është përdorur gjatë ndërtimit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *