Sot është mbajtur takimi në nivel krenegociatorësh në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërmjetësuesi i këtij takimi Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se takimi mes dy delegacioneve ka përfunduar.
Ai në një postim në Twitter tha se me Bislimin dhe Petkoviqin kanë diskutuar për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara dhe hapat e ardhshëm,
“Sapo përfundova dy ditë të diskutimeve të gjera dhe të thella me dy Kryenegociatorët dhe ekipet e tyre mbi gamën e plotë të elementeve të Dialogut – marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ne të gjithë ramë dakord se ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë”, shkroi ai.