Enj. Nën 21st, 2024

“Do bëjmë maksimumin ndaj Qipros”, Fisnik Asllani flet për ndeshjen e radhës të Kosovës: I kemi tifozët mbrapa!

Kombëtarja e Kosovës të martën në mbrëmje luan ndeshjen ndaj Qipros, e dyta gjatë këtij muaji në UEFA Nations League.

Sulmuesi, Fisnik Asllani u paraqit në stërvitje sot dhe pas saj foli për kamerat e FFK-së në lidhje me ndeshjen ndaj Lituanisë, ku fituan 1:2 dhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline

“Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme. Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë kundër Lituanisë, kanë bërë një futboll shumë të mirë. Por më e rëndësishme është që kemi marr tri pikë dhe jemi në një atmosferë të mirë.

“Kundër Qipros shpresoj që do bëjmë lojë të mirë, i kemi edhe tifozët mbrapa nesh. Do bëjmë maksimumin për t’i marrë tri pikë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *