Hën. Nën 25th, 2024

Një dekadë nga Procesi i Berlinit

Në dekadën e parë të themelimit, Procesi i Berlinit, i cili mori emrin nga kryeqyteti gjerman, mbledh sërish sot përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian. Ky samit do të fokusohet në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal. Këtë vit, në samitin e Procesit të Berlinit, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Në takim do të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët për një plan të ri veprimi për një treg të përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për rritjen e aksesit në institucionet e arsimit të lartë në rajon.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit, në agjendë, është pritja e delegacioneve, nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë.

Organizatoërët kanë paraparë të mbajnë një sesion për bashkëpunim rajonal dhe tregun e përbashkët rajonal. Po ashtu do të ketë foto në grup. Do të ketë edhe një sesioni të dytë lidhur me agjendën e gjelbër, Lidhshmëria, Energjia.

Do të ketë ceremoni të nënshkrimit, pastaj diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile. Nikoqirja ka paraparë që të ketë edhe një drekë vetëm krerët e qeverive. Do të ketë diskutim me temë “E ardhmja e Procesit të Berlinit”. Për fund është paraparë të mbahet një konferencë për shtyp

Historiku i Procesit të Berlinit

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga kancelarja a atëhershëm gjermane Angela Merkel.

Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”, raporton RTKlive.

Procesi i Berlinit zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e acquis-communautaire.

Agjenda e ndërlidhjes së Procesit i referohet shkëmbimeve humane, bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit politik të rajonit. Në kuadër të procesit të Berlinit janë krijuar: Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF) është arritje të padiskutueshme të Procesit të Berlinit.

Gjithashtu, krijimi i Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë, Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile, organizatat rinore dhe shoqatat e biznesit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *