Federata e Futbollit e Kosovës njofton se Sami Sermaxhaj është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e vajzave.
Sermaxhaj do të udhëheqë Kombëtaren A të vajzave në ciklin e ri garues, ndërsa ndeshjet miqësore do t’i shërbejnë për përgatitjet dhe përzgjedhjen e ekipit.