Hën. Nën 25th, 2024

Selimi i reagon Kurtit pasi kritikoi Ramën: Sulm i ulët, vetë Qeveria nënshkroi marrëveshje për të burgosurit e Danimarkës

Ish-kryediplomati Petrit Selimi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit kritikoi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për objektet e emigrantëve.

Selimi ka thënë se ky është një sulm i ulët ndaj Ramës.

Tutje, ai ka përmendur marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me Danimarkën për të burgosurit emigrantë.

“Kryeministri i Kosovës kritikoi kryeministrin e Shqipërisë për marrëveshjen me Italinë rreth objekteve të emigrantëve. Një sulm i ulët ndaj Ramës, pasi që ishte vetë Qeveria Kurti që nënshkroi marrëveshje me Danimarkën duke hapur Kosovën për të strehuar qindra të huaj dhe emigrantë të burgosur në burgjet e Kosovës.” – ka shkruar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *