Hën. Nën 25th, 2024

Quni: Ka interesim të madh të deputetëve të VV-së t’i bashkohen LDK-së, jemi në bisedime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovoës (LDK), Anton Quni ka thënë pas Drita Millakut edhe shumë deputetë të partisë në pushtet janë të interesuar t’i bashkohen partisë së tij.

Sipas Qunit, bisedimet tash e sa ditë po vazhdojnë, andaj edhe po presin epilogun.

”Ka biseda, relacione, ka bisedime nga autoritetet e LDK me disa deputetë që deri më tani kanë qenë brenda GP të VV por si do të jetë epilogue mbetet me u pa. Por, është e vërtetë që ka interesim të madh me ju bashku Lidhjes Demokratike të Kosovës. ”, ka thënë ai në një prononcim për media.

Quni është pyetur edhe për mundësinë e një kolaicioni pas zgjedhor.

”Kjo temë nuk është hap fare, as në rend ditë s’ka qenë as në agjendë. Por, po flas si anëtarë, unë do të preferoja që ajo parti që është e gatshme me përkrahë, me promovu me mbështet programin qeverisës të LDK pa kushte, mendojë se i plotëson kushtet me qenë në partneritet me LDK. Unë besojë që ky është programi që i ofron përspektikë Kosovës, përspektivë në rikthimin e marrëdhenieve të mira në rrafshin diplomatik me partnerët tanë. Përrsoektikë për hapjen e procesece euroatlantike dhe për të gjitha ato që shprehen shqetësime në rrafshin ekonomik, arsim, shërbimet shëndetësore, kulturore e të tjera”, ka shtuar tutje ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *