Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.
Përmes një postimi në X, Gërvalla ka shkruar se gjatë takimit me Bersetin, kanë diskutuar mbi arritjet e Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
“Takim i shkëlqyer me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Pata kënaqësinë të ndaja arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës”, ka shkruar Gërvalla.