Mar. Tet 22nd, 2024

Këshilli Prokurorial dënon ashpër deklaratat e deputetit të VV-së ndaj prokurorit Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) dënojnë ashpër deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, të bëra sot përmes rrjeteve sociale, ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z.Blerim Isufaj.

Deklaratat e sotme të deputetit Muja kanë përmbajtje të pastër politike dhe vijnë e renditen në sinkron me deklaratat e Qeverisë dhe nga radhët e deputetëve të subjektit shumicë në Kuvendin e Kosovës, që, faktikisht, duhet të jenë gardianë të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vendin tonë dhe jo të ndërhyjnë orë e çast, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda për të njollosur dhe sulmuar prokurorë, kryeprokurorë dhe prokuroritë e vendit.KPK dhe ZKPSH theksojnë se këto deklarata kanë për synim të dëmtojnë rastet hetimore në procedurë dhe prononcimet e tilla nuk i shërbejnë drejtësisë, si dhe janë ndërhyrje e qëllimshme për të zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i përditshëm i ligjit që bënë Kryeprokurori Isufaj, por me këtë rast, KPK-ja dhe ZKPSH-ja ia bëjnë me dije deputetit Muja se përkrahin dhe mbështesin fuqishëm z.Blerim Isufaj dhe secilin prokurorë, që, çdo ditë, në mënyrë aktive dhe sistematike, merren me ndjekjen dhe hetimin e kryesve të veprave penale kushdo qofshin dhe ngado që vijnë ata.

KPK dhe ZKPSH nënvizojnë gatishmërinë dhe përkushtimin e pandalshëm të Kryeprokurorit Isufaj dhe përgjithësisht të secilin institucion të Prokurorit të Shtetit që kanë në rrugën drejt zbatimit të ligjit, kurse synimet dhe përpjekjet do të jenë të pandalshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *