Hën. Nën 25th, 2024

Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, dr. Lulzim Kamberi.

Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar edhe nga QKUK-ja. Sipas tyre, së shpejti do të zëvendësohet Kamberi me një ushtrues detyre.

Ndryshe, Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ishte njoftuar lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit njësisë të po kësaj klinike.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *