Hën. Nën 25th, 2024

Frashër Krasniqi ia bën disa pyetje në rrugë Dejona Mihalit

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka publikuar një video ku shihet teksa ia bën disa pyetje Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kjo e fundit ka qenë në fokus të mediave dhe opinionit publik pas mesazheve dhe komunikimeve të saj me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.

Frashër Krasniqi e ka takuar diku në kryeqytet Mihalin dhe shihet duke e pyetur se “si po të ecë udhëheqja e shtetit të Kosovës”, ndërkohë që dëgjohet teksa i thotë se “a nuk të vjen turp që e keni kapur shtetin e Kosovës dhe e kontrolloni edhe kur vjen e kur ndalet rryma”.

“Instrumenti s’i përgjigjet askujt përveç shefit. Ai i kryen vetëm funksionet që ia cakton shefi.

“Vret e pret” pa pikë ndjeshmërie. Sepse është instrument.

Por problemi kryesor gjithmonë është shefi!”, ka shkruar Krasniqi.

VIDEO POSTUAR NGA FRASHER KRASNIQI

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *