Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së në Kuvend, Arben Gashi, ka njoftuar thirrjen e një tjetër seancë të jashtëzakonshme për nesër.
KEK-u dhe pretendimet për skandale atje është temë diskutimi në seancën e nesërme.
“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet” shkruan Gashi në njoftim