Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se sot në Neë York është takuar me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Përmes një postimi në rrjetin social Jahjaga ka thënë se ka falënderuar Clintonin për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën.
“Në Kombet e Bashkuara pata kënaqësinë të takoj miken time, Sekretaren Clinton, një mike të madhe të popullit të Kosovës. I shpreha mirënjohjen më të thellë Sekretares Clinton për kontributin dhe mbështetjen e saj dhe Presidentit Clinton ndaj Kosovës ndër vite. Ne jemi përherë falenderues për angazhimin e tyre në paqe, siguri dhe zhvillim të vendit tonë, duke qëndruar përkrah popullit të Kosovës në momentet më të vështira”, shkroi Jahjaga transmeton Klankosova.tv
Me Sekretaren Clinton diskutuam edhe për rëndësinë e avancimit të të drejtave të grave dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në pozita të larta udhëheqëse ka shtuar më tutje Jahjaga