Die. Nën 24th, 2024

Sulm vdekjeprurës në selinë e kompanisë turke të aviacionit TUSAS

Tre persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një sulm me armë në selinë e kompanisë turke të aviacionit (TUSAS) pranë Ankarasë, njoftoi kryetari i bashkisë së provincës Kahramankazan, Selim Cirpanogly për kanalin televiziv turk Tele1.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha në rrjetin social X se “një sulm terorrist u krye ndaj objekteve të TUSAS në Kahramankazan, Ankara. Fatkeqësisht kemi të vdekur dhe të lënduar”.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë hollësi mbi motivet dhe autorët e sulmit, por disa media pretendojnë se ky është një sulm vetëvrasës.

TUSAS është një nga kompanitë më të rëndësishme të mbrojtjes dhe aviacionit të Turqisë. Ajo është prodhuesja e avionit të parë luftarak të Turqisë ‘KAAN’, krahas prodhimeve të tjera.

Pas sulmit të përgjakshëm reagoi edhe kreu i NATO-s Mark Rutte, i cili në një postim në median sociale X shkruante se aleanca ushtarake mbështet aleatin e saj, Turqinë.

“Njoftimet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara janë thellësisht shqetësuese. NATO qëndron krah aleatit të saj, Turqisë. Ne dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe po monitorojmë nga afër zhvillimet”, shkruante ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *