Enj. Tet 24th, 2024

Sveçla takon homologun e tij bullgar diskutojnë për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar homologun e tij bullgar Atanas IIkov.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale.

‘’Isha i nderuar të takoj Ministrin e Brendshëm të Bullgarisë Atanas Ilkov sot në Sofie, ku biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që na bashkojnë për t’i zgjidhur. U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt’’, ka thënë Sveçla.

Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani ka shtuar më tutje Sveçla.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *