Enj. Tet 24th, 2024

Meta izolohet në burgun “313” në Tiranë, avokati i shkon për vizitë

Pasi Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë “arrest me burg” një ditë më parë, Ilir Meta nga blloku i sigurisë u transportua në burgun “313” në Tiranë. Sot avokati i tij, Genc Gjokutaj i ka shkuar për vizitë.

Mësohet se shkak për këtë takim është bërë përgatitja që po bëhet për ankimin për në gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Gjykata konfirmoi dje edhe masën e sigurisë detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin. Po ashtu edhe për Ema Çokun nuk u ndryshua masa e sigurisë. Kurse për Piro Xhixhon u vendos ndryshim i masës nga arrest shtëpiak, në detyrim paraqitje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *