Die. Nën 24th, 2024

Atletiko Madrid ankohet në UEFA, akuzon referin për penalltinë ndaj Lille

Atletiko Madrid nuk e ka të lehtë të harroj humbjen ndaj Lille në Champions League.

”La Colchoneros” pësuan humbje në ”Metropolitano” me rezultat 1-3, ku futbollisti kosovar, Edon Zhegrova shënoi një supergol, duke barazuar shifrat,

Por sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Atletiko Madrid do të bëj ankesë zyrtare në UEFA për arbitrimin e gabuar.

Ata pretedojnë se penalltia e dhënë, cila u konkretizua me gol nga David nuk duhej të akordohej.

Zyrtarët e klubit nuk mund ta kuptojnë pse gjyqtari asistent i videos nuk e thirri kolegun e tij për të shqyrtuar lojën në monitor, gjë që me siguri do ta kishte anuluar veprimin.

Pas përfundimit të ndeshjes, për penalltin e Lille, foli ehde trajneri i Atletikos, Diego Simeone.

“Shpresoj të gjejmë diçka për të thënë se ishte penallti. Sepse në fillim arbitri tha se ishte lojë me dorë dhe më pas kishte diçka nga Koke ”, ka deklaruar Simeone

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *