Mër. Nën 27th, 2024

Si u arrestua polici me drogë në Prishtinë, policia jep detaje për aksionin

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të parandalimit dhe luftimit të pa kompromis të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dje më 29.10.2024, ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Freeshopi” me ç‘rast janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar, njëri nga ta zyrtar policor.

Gjatë realizimit të planit taktik antidroga e Policisë së Kosovës e mbështetur edhe nga njësitet për reagim të shpejtë (NJRSH) te personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi të substancave narkotike me peshë rreth 370 gramë, një peshore, tri thika dhe para të gatshme (4.870) euro.

Lidhur me përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast menjëherë është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për procedura të mëtejme.

Në konsultim me prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar rasti dhe tre personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes për proceduar të mëtejme ligjore.

Rasti mbetet të hetohet nga antidroga e Policisë së Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *